Klinë, 21.11.2022
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Z. Shefki Abdullahu së bashku me këshilltarin politik të Ministrit të MPB, z. Lorik Lipoveci dhe Kryeinspektorin e Agjencisë z Kastriot Lajqi sot me datë 21.11.2022, vizituan Komunën e Klinës, ku u priten nga Kryetari i komunës z, Zenun Elezaj, dhe vizituan Njësinë Profesionale të Zjarfikjes dhe Shpëtimit, gjithashtu vizituan edhe KRU në Komunën e Gjakovës dhe Njësinë Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në këtë komunë.
Gjatë këtij takimi u njoftuan mbi gjendjen e përgjithshme të menaxhimit të situatës së krijuar nga të reshurat e fundit. Në këtë rast MPB/AME ofruan gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre në tejkalimin e gjendjes së krijuar si pasoj e reshjeve të shiut.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar përballë kësaj situate të krijuar nga të reshurat atmosferike, ju bëjmë thirrje të gjithëve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar.
Qendrat Operative Emergjente janë në gjendje gatishmërie 24/7, andaj ju lutemi të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësie që mund të përballemi.