Agjencia e Menaxhimit Emergjent vazhdon me aktivitet brenda programit IPA FF
Agjencia e Menaxhimit Emergjent vazhdon me aktivitet brenda programit IPA FF

Agjencia e Menaxhimit Emergjent vazhdon me aktivitet brenda programit IPA FF

Krijuar në datën 05/15/2022

Prishtinë, 14.05.2022

Programi IPA FF ( Përmbytje dhe Zjarre) i filluar nga fund viti 2020, vazhdon me dinamike të shtuar në vitin 2022. Nga ky konstatim, vetëm në muajin Prill dhe Maj 2022 u organizuan dhe realizuan disa ngjarje me rëndësi nga dy komponentët e programit , qoftë me prezence fizike te eksperteve të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Tiranë RSH, Budva RMZ, dhe Prishtinë RKS, po ashtu edhe në distancë.

Me vetë objektivat e përcaktuara në Program IPA FF (Përmbytjet dhe Zjarret), AME që nga fillimi ka koordinuar dhe integruar disa nga institucionet relevante në nivel qendrorë si, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës IHMK, Agjencinë e Pyjeve të Kosovës APK, Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore ARPL ,Policia e Kosovës PK, Doganat e Kosovës DK, dhe te tjerë , duke mos përjashtuar por përkundrazi , duke fuqizuar nivelin Lokal – Komunal, përmes angazhimit në rast pilot Komunën e Vushtrrisë. Dedikimit dhe kontributit nga secili institucion qendrorë dhe lokal u jemi thellësisht mirënjohës, fundja, pa vullnetin e mirë të ekspertëve nga të gjitha fushat, nuk arithen qëllimet e përbashkëta dhe ecja drejt perspektivave Evropiane.

Zyra e Komisionit Evropian ne Prishtine është gjithashtu pjese e rëndësishme dhe aktive ne gjithë procesin e zhvillimit, rrjedhimisht, edhe plotëson bllogun e programit IPA FF me sugjerime nga AME, ne emër te Kosovës. Për këtë ju jemi mirënjohës dhe vazhdojmë se bashku drejt objektivave në ardhje.

Aktivitetet brenda programit IPA FF nuk do kenë të ndalur edhe në periudhën e ardhshme , deri ne përfundim i cili parashihet të jetë Vjeshta e vitit 2023.

Për më tepër në linçet si më poshtë:

https://www.ipaff.eu/work-packages-wp/

https://www.ipaff.eu/civil-protection-in-kosovo/

https://www.facebook.com/112402187559782/posts/404789518321046/

https://www.ipaff.eu/blog/