Lajme
Apel për qytetarët e Kosovës për vigjilencë ndaj zjarrvënieve
Apel për qytetarët e Kosovës për vigjilencë ndaj zjarrvënieve

Apel për qytetarët e Kosovës për vigjilencë ndaj zjarrvënieve

Krijuar në datën 12/11/2020
Qytetarë të nderuar

Jemi duke hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit.

• Informimin mundë ta bëni ne qendrën operative emergjente, nëpërmjet numrit unik ( integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cili do qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës). Gjithashtu mund te thirrni edhe ne këta numra:

• Njësinë profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,

• Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192,

• Ndihmën e shpejtë , në numër të telefonit 194

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë

ZJARR- VËNIET E QËLLIMTA SI DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA,

JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.