Agjencia e Menaxhimit Emergjent, vazhdon angazhimin në menaxhim me situatën e krijuar nga Pandemia me COVID-19

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, vazhdon angazhimin në menaxhim me situatën e krijuar nga Pandemia me COVID-19

Prishtinë, 21.04.2020
Stafi i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent AME-MPBAP vazhdon angazhimin e përhershëm 24/7 në dy nivelet dhe përmes mekanizmit nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë QOE 112 për menaxhim me situatën e krijuar nga Pandemia me COVID-19.

Pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtarë PRK nga Ministrit i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike-MPBAP, stafi i AME-së përveç drejtimit me Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike QO-MPBAP, ka ndërmarrë iniciativë dhe realizuar mbështetjen për nivelin Komunal, me krijimin e stafit esencial me përbërje nga pjesëtarët e institucioneve kryesore në menaxhim me situatën si stafi: AME-së, FSK-së dhe PK-së në mbështetje niveli Komunal për aktivizimin dhe procedurat e koordinimit nga Qendrat Operative Lokale, plotësimin me staf esencial nga drejtorit përkatëse Komunale dhe institucionet tjera brenda komunës, si dhe detyrat dhe përgjegjësit e tyre në procesin e koordinimit dhe menaxhimit me Pandeminë në nivelet përkatëse.
Rrjedhimisht, ekipet e krijuara nga institucionet e sigurisë kanë vizituar dhe udhëzuar Komunat - Komitetet për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komuna, duke plotësuar dhe udhëzuar me format dhe procedurat e nevojshme në menaxhim sa më efikas dhe të koordinuar për arritjen e qëllimit i cili është ,të zvogëlimit të vuajtjeve dhe humbjeve në jetë brenda komunave dhe zonave administrative të cilat administrohen nga ato.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent, gjithashtu përveç udhëheqjes, vazhdon të mbështesë QO-MPBAP me funksionalitet 24/7 duke plotësuar me stafin e nevojshëm e cila mbështetë nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhon të gjitha kapacitetet qendrore dhe lokale për tejkalimin e situatës me COVID-19, koordinon dhe lehtëson mbështetjen e kapacitetit mjekësor dhe të degëve të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik në nivel qendrorë dhe lokal.

Vazhdojmë të përkushtuar deri në tejkalimin përfundimtarë nga situata e Pandemisë, si dhe përgatitemi për fillimin e fazës së rimëkëmbjes gjithëpërfshirëse, e cila do të fillojë pas përfundimit të situatës.