Po mbahet ushtrimi SHPATA E ARGJENDTË 2019-2

Po mbahet ushtrimi SHPATA E ARGJENDTË 2019-2

Prishtinë, 24.09.2019.  

Po mbahet ushtrimi me vend komanda SHPATA E ARGJENDTË 2019-2 e organizuar nga KFOR së bashku me institucionet e Kosovës, i cili ka për qellim testimin e kapaciteteve te institucioneve të Republikës së Kosovës  ne komunikim, koordinim dhe bashkëpunim për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Në ushtrim përveç njësive të KFOR-it po marrin pjesë Forca e Sigurisë së Kosovës ,Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe institucione tjera qe kanë rol në Planin e Reagimit Kombëtar.
Ushtrimi po mbahet ne kampin e KFOR-it në Film City dhe ne  Qendrën Operative të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.
Në fund të këtij ushtrimi me datën 27.09.2019 do të mbahet analiza pas veprimit për ushtrimin SHPATA E ARGJENDTË 2019-2, për të evidentuar mangësitë, të arriturat dhe për te rekomanduar për përmirësimet në të ardhmen.