Lajme
Ekipet për shpëtim në ujëra sipërfaqësor nga Kosova në ndihmë Republikës së Shqipërisë

Ekipet për shpëtim në ujëra sipërfaqësor nga Kosova në ndihmë Republikës së Shqipërisë

Krijuar në datën 12/10/2020
Prishtinë, 01.12.2017. Republika Shqipërisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të shirave të pandërprerë dhe sipas parashikimeve të tyre situata sa vjen e përkeqësohet. Si rezultat i kësaj Drejtoria e Emergjencave Civile të Republikës së Shqipërisë, ka kërkuar ndihmë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent/ Ministria e Punëve të Brendshme, për mbështetje në operacionet e shpëtimit me pesë (5) ekipe të shpëtimit dhe tre (3) ekspert për vlerësimin e situatës. Drejtori i Përgjithshëm i AME-së me miratimin paraprak të Ministrit të Punëve të Brendshme ka vendosur që nesër në ora 6:00 t’i nis ekipet në fjalë për në destinacion.

Ekipet janë të përbëra prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të pajisur me mjetet përkatëse për zhvillimin e operacioneve të shpëtimit në ujëra sipërfaqësor.