Sot ne Prizren me rastin e shënimit te 25 Qershorit, u inauguruan tre nënstacionet dhe pranimi i 29 pjesëtarëve te rinj Z Sh

Krijuar në datën 06/25/2021

Prizren, 25.06.2021

Ne pranin e te ftuarve nga Komuna e Prizrenit dhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB, sot ne ZHUR u inauguruan tre nen stacionet e NJPZSH Prizren.

Ne ceremoni rasti për këtë dite te shënuar, me prezencën e vet madhështuan ngjarjen, Kryetari I Komunës se Prizrenit z. Haskuka i shoqëruar me staf dhe Drejtori i Përgjithshëm I Agjencisë Menaxhimit Emergjent ,z. Kodra I shoqëruar me staf nga AME, si dhe te ftuar tjerë.

Përveç hapjes se tre nënstacioneve te Z dhe SH Prizren, me rreshtim dhe paraqitje u paraqiten edhe Zjarrfikësit Shpëtues te rekrutuar kohe me pare, dhe si kapacitet do te mbulojnë zbrazëtinë e kamotshme, për mbështetjen dhe e gatishmërisë ne pika te largëta nga qyteti , si : Zhuri, Gjonaj dhe Reçani, e përmes te cilit veprim, edhe reagimi ne zonën urbane te qytetit lehtësohet.

Po ashtu, ne këtë ngjarje, Njësia Profesionale e Zjarrfikës dhe Shpëtimit me respekt dhe mirënjohje te thelle për kontributin shume vjeçar , beri te ditur pensionimin e z. Shukri Kurtaj, Zjarrfikës i devotshëm, përgjegjës ndërrimi, dhe zëvendësues I përkohshëm i Komandantit te Njësisë.