Raporti për situatën e vërshimeve
Raporti për situatën e vërshimeve

Raporti për situatën e vërshimeve

Krijuar në datën 01/11/2021
Prishtinë, 11.01.2121

Pas vlerësimit te situatës ne terren dhe ngritjes se gjendjes se gatishmërisë kombëtare, i gjithë kapaciteti reagues nga niveli Lokal dhe AME-s është vene ne veprim, rrjedhimisht edhe situata aktuale paraqitet si ne vijim;  

Mbështetur ne te dhënat nga rrjeti i QOE 112 dhe Drejtoritë Komunale për Mbrojte dhe Shpëtim te orës 15.20 dt. 11.01.2021 , situata ne terren nga vërshimet e ditëve te fundit paraqitet si ne vijim; 

RAJONI I PRISHTINES, 

-Komuna e Prishtinës te vershuara kishte disa nga rruget lagjet dhe fshatra, ku njesite e Zjarrefikjes dhe Shpetimit ofruan ndihme dhe asistence sipas prioriteteve duke konsideruar shpetimin e jetes prioritet, gjtihashtu edhe QKUK nuk kan mbetur pa u atakuar, kështu qe eshte kerkuar ndihma nga AME dhe njesite vares në Repartin e Polomologjisë, në kompanin Rojal Sekurity në Hjavali dhe në spiatalin Amerikan, kurse rrëshqitje të dheut ka pasur në fshatin Leban. 

-Komuna e Drenasit eshte ballafaquar me depërtimin e ujit në disa rruge dhe lagje , si: Lagja Dvorani në fshatin Terstenik, lagja –Nr.3 në Drenas, Rr.’Mentor Morina” në Drenas, Rr. Feriz Mulliqi në fshati Poklek.  

Ekipet e AME-se kan kryer operacione pompimi te ujit te k Trafoja Drenas 2, e cila eshte prone eKost-it dhe interkoneksionit me Shqiperine. 

Reagimi i DMSH ne Drenas eshte mbeshtetur nga ekipi reagues i FSK per kerkim shpetim ne ujera.  

-Komuna e Lipjanit është ballafaquar me vërshime edhe në podrume në disa fshatra, si : Gllavic , f. Gadime, Konjuh,magjistralja Babush-Ferizzaj, fshati Gallupek, fakulteti UBT në Lipjan, fshati Smallush ,Rr.”Vishesella” në Ribar i Vogël, lagja Ramadani në fshati Medevec dhe në fshati Rufc. 

Kapaciteti i AME-s me NJPZSH ( njësi profesionale te zjarrefikjes dhe shpëtimit) ishte ne operacione evakuimi, pompimi dhe shpëtimi ne gjitha lagjet e prekura ,  

-Komuna e Fushë Kosovës Rrugët e vërshuar nga uji ishin gjate dites: Rr.”Kaqanolli”, lagja Dukagjini, Rr.’Harullah Zajmi në lagjen Dardania, prapa maketit Emona Rruga e Airporti tek Njësia special, Rr.’Hajdin Grajqevci në fshatin Miradi e Poshtme. 

Ekipet e Kerkim Shpetimit ne Ujra Siperfaqesor te AME-se, kane evakuar tri familje me 16 anetare ne Bardh te Madh dhe nje familje me shtate anetare ne Bresje te Fushe Kosoves.  

Shkaku i renies se nivelit te ujrave , disa familje ne Bardh te Madh nuk kane pranuar te evakuohen . 

-Komuna e Obiliqit. Nga ora 00.20 shkaku i depertimit te ujit dhe kercenimit per havari ne TEC A eshte kerkuar ndihma e AME-s me modulin e pompimit , i cili eshte mobilizuar dhe vene ne veprim nga ora 03.00 dhe ne operacion shpetimi te kapacitetit te TEC A ishte deri ne oret e pasdites se dt.11.01.2021. si dhe ka vërshime në fshatin Raskov.  

-Komuna e Podujevës: Vërshime në rrugën “Vëllezrit Podvorica në fshati Dumosh. 

-Komuna Graqanicë: ku si pasoje uji ka depërtuar ne disa objekte rruge dhe përfaqësi te Malit te Zi ne Qagllavice:  

REGJIONI I GJILANIT, 

-Komuna e Gjilanit është ballafaquar me daljen nga shtrati te lumit Stanishorka e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme material,bllokimi rrugëve,futja në podrume të shtëpive private dhe ne rr.Maxhistrale . gjithashtu , si pasoje e te reshurave jan veshtiresuar dhe pamundesuar kalimi ne disa rruge ,dhe eshte kerkuar evakuim i banoreve te cilet jan evakuar nga ekipet e NJPZSH te Gjilanit. 

-Komuna e Ferizajt është goditur nga reshjet e shumta të shiut ka vërshime . NJPZSH kanë intervenuar në disa shtëpi dhe spitalin e përgjithshëm ne Ferizaj .ku si pasoje jane kryer pompimi nga shtepi dhe spitali rajonal i Ferizajit. 

-Komuna e Vitisë në përgjithësi vërshime ka patur me dëme materiale dhe evakuim te banoreve  

-Komuna e Kamenica është prekur nga reshjet e medha të shiut ka vërshime në këtë komunë NJPZSH kanë pasur intervenime teknike për zbrazjen e ujit nga podrumet e shtëpive në Kamenicë si dhe në Fshatin Koretinë. 

-Komuna e Kaçanikut. Lumi Lepenc ka dalur nga shtrati dhe ka vërshuar podrume të banesave dhe shtëpive private,dëme të mdha dhe rrezikim I jetës së njerëzve paraqitet në fabrikën e tekstileve,,Sani Tekst”ku janë bllokuar disa punëtor të fabrikës . 

NJPZSH të Kçanikut janë në teren dhe duke bërë përpjekje të ndihmojnë qytetarët dhe shpëtimin e puntorëve të fabrikës së tekstilit.  

Lumi Morava kalon nëpër disa fshatra të rajonit të Gjilanit , dalja e lumit nga shtrati ka shkaktuar dëme të mëdha materiale .  

REGJIONI I PEJES,

-Komuna e Pejës: Pika kufitare “KULLË” është e kalueshme vetëm për automjete te vogla dhe atë me shume vështirësi ndërsa aksi rrugor Pejë – Rugovë është i kalueshëm me ca vështirësi, pengesa janë paraqitur në fshatin Bogë ku momentalisht është duke u intervenuar  

-Komuna e Istogut: Situata është e menaxhueshme por e renduar. Fshati Zabllaq dhe Saradran eshtë dëmtuar ura në fshatin Dreje ku eshte pamundësi qarkullimi por ka alternativa deri ne evitimin e te njëjtës.  

-Komuna e Klinës: Situata momentalisht është e menaxhueshme por e renduar. Situata karakterizohet me dalje të lumit “Drini i Bardhë” i cili ka prekur disa fshatra si: Stubë, Ranoc dhe nga lumi “Klina” dhe “Bistrica” pjesa e epërme përgjatë qytetit dhe fshatrave Ujmir dhe Shtaricë, Situate me e renduar ishte në fshatin Zajm. 

-Komuna e Deçanit: Situata është stabile 

-Komuna e Junikut: Kishte bllokim te rrugës ne fshatin Gjocaj nga rrëshqitja e dheut si pasoje e te reshurave, tri familje janë të izoluara për qarkullim nga kjo pike , per fate te mire me mundesi qarkullimi permes një rruge alternative  

-Komuna e Gjakovës: Situata ishte e menaxhueshme , edhe pse gjate natës ka pasur përsëri dalje te shtratit te lumit “Krena” dhe “Lluka” të cilat kane prekur disa ura (dalje te ujit mbi ura), po ashtu gjate orëve te mëngjesit rreth orës 04:15 kemi pasur rrëshqitje te dheut ne aksin rrugor Gjakovë- Prishtinë saktësisht tek Rakovina dhe ne ketë pike te intervenohet shume shpejtë. Në lagjen Dardania ka pasur nevojë për evakuim te 15 personave, 3 prej tyre janë vendosur ne aeroportin e Gjakovës ndërsa 12 të tjerë janë vendosur tek te afërmit e tyre. Intervenimi i evakuimit është bere nga NJPZSH – ja. Nga z.Meqa është kërkuar ndihme nga AME-ja ne menaxhim te situatës  

Shënim: situata e përgjithshme është e vështirësuar, Ekipet e AME-së janë duke kryer operacione sipas kërkesave të nivelit lokal. 


REGJIONI I PRIZRENIT,

-Komuna e Prizrenit: NJPZSH-te kanë intervenuar në lagje te caktuara sipas kërkesave nga qytetaret e afektuar dhe prioriteteve nga njësite reaguese  

-Komuna e Suharekës: Një prrockë kishte dalur nga shtrati kishte vërshuar një lagje në fshatin Duhël dhe ekipi i NJPZHSH kishte tërhjekur nivelin e ujit. 

-Komuna e Malishevës: Niveli i ujit është tërhequr.  

-Komuna e Rahovecit: Vërshime nuk kanë 

-Komuna e Dragashit: Vërshime nuk ka dhe gjithçka është nën kontroll 

 -Komuna e Mamushës: Intervenim i NJPZSH në dy shtëpi banimi gjatë natës së mbrëmshme,eshte intervenuar dhe gjendja eshte stabile. 

REGJIONI MITROVICES,

-Komuna e Mitrovicës: Gjendja ishte e qetë nga të reshurat e shiut dhe rrugët janë të kalueshme. Janë kryer 9 intervenime te lehta nga vërshimet. 

-Komuna e Vushtrrisë: Gjendja aktuale ka filluar të rëndohet nga të reshurat e shiut, ku kanë qenë 22 intervenime  

-Komuna e Skenderaj: Gjendja aktuale ka filluar të rëndohet në disa zona. Intervenime kanë qenë 6, si dhe një familje është evakuuar nga fsh. Morinë. 

Informata e orës 17.30 nga DKMSH Mitrovic raporton se si pasoje e lëshimit-zbrazjes se ujit nga liqeni i UJMANIT,situata eshte përkeqësuar dukshëm , dhe lagja e boshnjakeve kryesisht kërcënohet nga vërshimi i vendbanimit.