Lajme
Hartohet Plani i Vijimësisë së Qeverisjes për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent gjatë Pandemisë me Covid-19

Hartohet Plani i Vijimësisë së Qeverisjes për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent gjatë Pandemisë me Covid-19

Krijuar në datën 12/11/2020
Prishtinë, 03.06.2020

Agjencia e Menaxhimit Emergjent përpilon dokumentin për funksionalizim të masave dhe veprimeve gjatë Pandemisë me COVID-19.

Dokumenti i hartuar nga grupi i ekspertëve të MPBAP-së dhe AME-së dhe aprovuar nga Drejtori i përgjithshëm i AME-s z. Fadil KODRA, është “Plani i Vijimësisë së Qeverisjes për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent gjatë Pandemisë me Covid-19”.

Afati ,masat, veprimet dhe detyrimet përcaktohen me dokumentin në fjalë, ndërsa shtrirja dhe mandati i dokumentit është për gjithë stafin e AME-s në nivel qendrorë, njësitë varëse të AME-së me mandat koordinues dhe operativ në nivel rajonal dhe lokal.

Ky Plan është i përkohshëm dhe i bazuar në Udhëzuesin për parandalim, gatishmëri dhe mbrojtje nga Coronavirusi në vendin e punës për institucionet e MPBAP-së/AME-së, i cili ndihmon në parandalimin e ekspozimit të COVID-19 në vend të punës, në mjedise mjekësore dhe jo-mjekësore.

Duke qenë se COVID-19 është një sëmundje respiratore, që nuk mund të parashikohet sa do të zgjasë dhe që mund të përcillet nga një person tek tjetri, masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit do të bëhen të detyrueshme për një kohë të pacaktuar. Ky plan do të përditësohet dhe plotësohet me informacione të reja në mënyrë periodike.

Plani i vijimësisë së qeverisjes përcjellë ne formë dhe përmbajtje hapat që Agjencia e Menaxhimit Emergjent /MPBAP, planifikon dhe ndërmerr për zvogëlimin e rrezikut si dhe sigurimin e operacionalitetit te kapacitetit përballë fushës se misionit.