Drejtori i Përgjithshëm z. Fadil Kodra priti në takim Drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike të Misionit të OSBE-s në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm z. Fadil Kodra priti në takim Drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike të Misionit të OSBE-s në Kosovë

Prishtinë, 08.05.2020,
Sot në selinë e Agjencisë Menaxhimit Emergjent, z. Fadil Kodra priti në takim Departamentit për Rend dhe Siguri Publike të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE.
I shoqëruar nga Këshilltarin Nacional Kundër Krimit te Organizuar z. Naim Hoxha dhe përgjegjësen për bashkëpunim me Institucionet e Sigurisë Publike në Kosovë z nj. Shpresa Muharremi , z. Edward Anderson u njoh për se afërmi me fushën e misionit dhe organizimin e Agjencisë. Përveç këmbimit të njohurive reciproke , u shpalosen edhe mundësitë e rritjes se bashkëpunimit ne te ardhmen, ndërsa misioni i OSBE dha donacion edhe një sasi te konsiderueshme maskash mbrojtëse shumë përdorimesh nga Pandemia COVID-19 te cilat u ri destinuan edhe për reaguesit e parë në Njësinë Profesionale për Zjarre fikje dhe Shpëtim Prishtinë.

Pas përfundimit të takimit në selinë e AME-s, stafi i Misionit te OSBE i, si dhe Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të AME-s z. Shefki Avdullahu dhe përgjegjësin për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe marrëdhënie me publikun Nehat Koçinaj, takuan Komandanti i njësisë z. Latif Zeka i cili i priti me gjithë stafin dhe njoftoi te pranishmit mbi arritjet dhe sfidat me te cilat ballafaqohen ne misionin e tyre ne shërbim te qytetareve në katër Komuna. Me ketë rast stafi mjekësorë i Misionit te OSBE ne Kosove Dr. Ramadan Dedinja dhe Flutra Berisha prezantuan para zjarrfikësve "praktikat më të mira dhe masat e reagimit të përdorura për parandalimin e Covid -19, duke u përqendruar gjithashtu në rëndësinë e përdorimit të maskave mbrojtëse nga ana e zjarrefiksëve ne vendin e tyre të punës ashtu edhe jashtë detyrës"

Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPBAP është gjithmonë pranë qytetarëve ne raste rreziku, qoftë me kapacitetin reagues te njësive profesionale , po ashtu edhe me mision koordinues dhe menaxhues ne situata fatkeqësie, sidomos ne kohë Pandemie me COVID 19 ku kapaciteti i Agjencisë është nyje determinuese ne ngritjen dhe funksionalizimin e mekanizmit kryesor shtetërore Qendrën Operative te Ministrisë se Punëve te Brendshme dhe Administratë Publike , e cila me aktivizimin e Planit te Reagimit Kombëtarë ishte dhe vazhdon te menaxhoj gjithë kapacitetin vendor dhe ndihmën ndërkombëtare për tejkalimin e situatës me sa me pak humbje ne jetë dhe vuajtje te qytetarëve te vendit.
Falënderuar këtij kontributi te mire njohur, Kosova paraqet rast te veçante ne rajon ne menaxhimin e kërcënimit nga Pandemia COVID-19.