No items.
Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra sot ka vizituar Republikën e Shqipërisë

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra sot ka vizituar Republikën e Shqipërisë

Prishtinë, 28.11.2019.
I shoqëruar nga Zv. Drejtori z. Shefki Abdullahu dhe Përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare Nehat Koçinaj sot vizituan Shqipërinë ku u njoftuan për se afërmi me gjendjen aktuale të shkaktuar nga tërmeti.
Ata ka vizituar Qendrën e Operacionale dhe Koordinimit ku patën takim me drejtuesin z. Arben Molla i cili paraqiti një përmbledhje te situatës dhe për asistencën qe u është ofruar nga ekspertet ndërkombëtare .
Pas njohjes me aktivitetin Drejtori i Përgjithshëm i AME-së u shprehi ngushëllime për viktimat, rrjedhimisht edhe një herë shprehi gatishmërinë për përkrahje mbi koordinimin dhe bashkëpunimin ne situata te tilla. Ai gjithashtu pati takim rasti për situatën me prefektin e Durrësit Z. Roland Nasto, prefekti i Korçës z. Lori Spirollari, dhe me Drejtorin e AKMC të Shqipërisë z. Haki Qaki ku u ofroj ndihme te pa kursyer ne menaxhimin e situatës me te gjitha kapacitete qe ka AME.