No items.
Drejtori i Përgjithshëm e AME-së viziton Republikën e Sllovenisë dhe atë të Shqipërisë

Drejtori i Përgjithshëm e AME-së viziton Republikën e Sllovenisë dhe atë të Shqipërisë

Prishtinë, 22.10.2019
Me ftes nga Autoriteti i Mbrojtjes Civile Sllovene z. Darko But, Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra i shoqëruar nga përgjegjësi për marrëdhënie ndërkombëtare z. Nehat Koçinaj morën pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditëve te Mbrojtjes Civile të Republikës së Sllovenisë, aktivitet ky i cili u zhvillua ne Postojnë nga dt.17-19.10.2019.
Te ftuar përveç Drejtorëve te Mbrojtjes Civile nga shtetet e Rajonit dhe ato te BE-s , ishin edhe përfaqësues te Korit Diplomatik ne Slloveni, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë dhe sekretari i Ambasadës se Republikës së Kosovës . Pjesëmarrja u shoqërua me një prezantim dhe demonstrim te ushtrimit gjithëpërfshirës, ku Mbrojtja Civile Sllovene shfaqi dhe testoi kapacitetin shtetëror për te reaguar ne gjitha llojet e fatkeqësive.
Z. Kodra ka vazhduar vizitën ne Republikën e Shqipërisë me ftese te Drejtorit të Përgjithshme të Emergjencave Civile, ku është duke përcjell nga afër ushtrimin “Reagimi i Përbashkët JR19 “ i cili po zhvillohet nga dt. 20-24.Tetore ne disa qytete te Republikës së Shqipërisë. Përveç pjesëtarëve te AME-s si homologe e DPEC , marrin pjesë edhe shtetet e marrëveshjes kartës se Adriatikut si, Bosnja dhe Hercegovina, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia , në mbështetje nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evrope.