No items.

Fadil KODRA

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent


I lindur me 19.11.1965 në fshatin Prekaz, Komuna e Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Shkollën Teknike “Anton Qeta” në Skenderaj. Në vitin 2006 ka kryer studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit. Në vitin 2011 ka kryer studimet Master në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës ku mori titullin  Magjistër i Shkencave Ekonomike.Ka një përvoje të gjatë në fushën ushtarake dhe të sigurisë, ku ka shërbyer në disa pozita udhëheqëse. Është një ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së. Pas përfundimit të luftës emërohet Shef i Departamentit Informativ (G2) pranë SHP të TMK-së me gradën Gjeneral Brigade. Pas transformimit të TMK-së emërohet në pozitën Drejtor i Departamentit të Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në vitin 2010 zgjidhet në pozitën Kryeshef i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave. Ndërsa nga viti 2017 mban pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

Gjate karrierës profesionale ka ndjekur një varg trajnimesh në fushën e sigurisë dhe atë ushtarake, duke përfshirë:

  • International Criminal Investigative Training Assistance Program, United States Department of Justice, Prishtinë;
  • Disaster Planning Course, Defence Institute for Medical Operation, Prishtinë;
  • German National Platform For Disaster Risk Reduction, UNISDR, Prishtinë;
  • Certificate of Cooperation, Flood Exercise, VinCaB project THW, Pejë;
  • Interagency Decision –Making in National Security, The Center for Civil –Military Relations (CCMR)  Naval Postgraduate School.California;
  • Menaxhimi i Sigurisë në Demokracin Tranzicionale, TRADOK Prishtinë;
  • Qendra për Marrëdhënie Civile Ushtarake (QMCU) Vendimmarrja Ndërinstitucionale në Siguri Kombëtare, Prishtinë-Kosovë;
  • SCOPE Skagerrak Chemical Ollspill Pullution Exercise, Norway;
  • Dhe një mori seminaresh, simpoziumesh dhe punëtorish në fushën e menaxhimit të emergjencave.

Nën drejtimin e tij janë prodhuar një numër i konsiderueshëm i dokumenteve të nivelit kombëtar, duke i përfshirë Sistemin e Integruar i Menaxhimit të Emergjencave (SIME), Planin e Reagimit Kombëtar (PRK), Vlerësimin e Rrezikshmërisë nga Fatkeqësitë Natyrore, Strategjinë për Zvogëlimin e Fatkeqësive Natyrore, etj.