No items.

Kur thirret 112?

Nëse keni nevojë për ndihmë thirrni numrin UNIK 112 i cili është në shërbim të qytetarëve 24/7.

Kur thirret numri Emergjent 112?

• Nëse hasni apo keni aksident rrugor, vëreni ndonjë zjarr, vërshim, vjedhje, nevojë për shërbime mjekësore, ndotje të ambientit, ujit, probleme me energjinë elektrike, prishje të rendit dhe qetësisë publike, vëreni ndonjë substancë të rrezikshme, kërcënim nga orteku i borës si dhe në qoftë se vëreni fenomene të tjera që përbëjnë një kërcënim për jetën ose shëndetin e njeriut, pronës, mjedisit jetësor, kafshëve, trashëgimisë kulturore, dhe shumë rasteve tjera që kërcënojnë sigurinë publike.

• Nëse gjeni ose vëreni ndonjë substancë të rrezikshme, ujë të kontaminuar, lum të ndotur, dëmtime të rrjetit elektrik, hekurudhor apo telefonisë fikse apo mobile, një rritje të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, nëse ju keni nevojë për informacione mbi ndërprerjet në furnizimin me ujë të pijshëm, energji elektrike, ngrohje etj., mos hezitoni por menjëherë thirrni numrin emergjent 112 (pa pagesë).

• Nëse keni nevojë për ndihmë urgjente mjekësore , zjarrfikës , ndihmë veterinare emergjente, ndihme alpiniste, apo njësi të kërkim shpëtimit,thirrni numrin emergjent 112 (pa pagesë).

Kur të thirrni numrin 112 duhet ti ofroni këto informata:
• Çfarë ka ndodhur?
• Ku ka ndodhur?
• Kur ka ndodhur?
• A ka viktima dhe sa janë?
• Çfarë ndihme ju duhet?
• Shkaku (rrethanat e incidentit, fatkeqësisë-emergjencës)
• Kush jeni ju (emri, mbiemri dhe Nr. i telefonit)