No items.
Misioni

Misioni

Misioni i Agjencisë është mbështetja e qytetarëve dhe reaguesve të parë për të siguruar që të punojmë si një trup, me qëllim të zhvillimit, mbajtjes dhe avancimit të kapacitetit tonë për tu përgatitur, mbrojtur, reaguar, dhe rimëkëmbur nga të gjitha rreziqet e mundshme, qofshin ato natyrore apo të shkaktuara nga faktori njeri.

AME do të:
   • këshilloj lidhur me normat e ndërtimit dhe menaxhimit të hapësirave urbane dhe jo urbane;
   • mësoj njerëzit si t’i përballojnë fatkeqësitë;
   • ndihmoj ngritjen dhe pajisjen e gatishmërisë emergjente lokale dhe qendrore;
   • koordinoj reagimin ndaj fatkeqësive;
   • bëj të mundshme asistencën për komuna, komunitete, biznese dhe individ në raste të fatkeqësive;
   • trajnoj menaxherët emergjent;
   • mbështes shërbimin e zjarrfikjes; dhe
   • menaxhoj tërë ciklin e kohëzgjatjes së fatkeqësive.

Shënim: Cikli i kohëzgjatjes së fatkeqësisë nënkupton procesin përmes të cilit menaxherët emergjent përgatiten për emergjenca dhe fatkeqësi, reagojnë ndaj tyre kur ndodhin, ndihmojnë njerëzit dhe institucionet të rimëkëmben shpejt nga ato, zbusin efektet e dëmshme të tyre, zvogëlojnë rrezikun e humbjeve dhe parandalojnë ndodhjen e fatkeqësive te ardhshme.