No items.
AME pranon pajisje nga Programi IPA FOODS për mbrojtje nga vërshimet

AME pranon pajisje nga Programi IPA FOODS për mbrojtje nga vërshimet

Ne vazhdën e zhvillimeve brenda programit IPA FLOODS, Kosova si dhe shtetet tjera përfituese u pajisen 

me mjete dhe pjesë ndihmëse  për mbrojtje nga vërshimet si: pompa te kapacitetit te lartë me rimorkio, barriera, mbushës rërë, tenda fushore, mbajtës të ujitë dhe mjete shtesë te tjera. Këto pajisje qe ka pranuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent janë  pjesë e Programit Lot 2 qe ka te bëje me modulet për Pompimin e Kapacitetit të Lartë dhe Barrierat për mbrojtje nga përmbytjet.

Mjetet dhe pajisjet nga donacioni me modulet e sipër cekura do jen pjesë e Ushtrimit ndërkombëtar i cili do organizohet në Kroaci , ku pritet të marrin pjesë gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia. Ky ushtrim fushor do te organizohet nga 9 deri më 13 tetor 2017 në  Varazhdin (Kroaci) nën kujdesin e Autoritetit të Mbrojtjes Civile të Kroacis qe ka për qëllim  të testimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërveprimin midis Mbrojtjes Civile shumëkombëshe për Pompimin e Kapacitetit të Lartë dhe Barrierat që janë krijuar dhe trajnuar në kuadrin e Programit Lot 2.
Gjithashtu, u mbajt trajnimi për përdorimin e këtyre pajisjeve dhe u bë testimi i tyre  me datë 6 dhe 7 shtator 2017 nga konserciumi IPA FlOODs  ne ambientet e AME-së. Ky trajnimi kishte për qellim aftësimin e ekipit te Kosovës për përdorimin e këtyre  pajisjeve para se te udhëtojnë muajin e ardhëm për ushtrimin fushor ne Kroaci.