No items.
Finalizohet me sukses Ushtrimi Fushor MASCAL 2017

Finalizohet me sukses Ushtrimi Fushor MASCAL 2017

Mbahet me sukses ushtrimi fushor “MASCAL 2017” me skenar Rrëzimi i Aeroplanit Komercial ku si pasoj ka pasur lëndime ne masë. Ky ushtrim është realizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent si koordinues qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera ne përkrahje dhe asistencë nga komanda e KFOR-it, me pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtarë qe janë prezent ne Kosovë. I gjithë ky ushtrim është realizuar ne aeroportin e  Gjakovës, ku sipas skenarit te ushtrimit ka ateruar ne mënyrë jo te rregullt, gjegjësisht është përplasur një aeroplan me 33 pasagjer dhe ekuipazhi i tij për shkak te problemeve qe ka pasur, ku si pasoj ka pasur 5 pasagjer te lënduar rend, 20 me lëndime me te lehta dhe 5 me lëndime jo serioze. Kjo është hera e parë që në Kosovë Agjencia e  Menaxhimit  Emergjent realizon një plan të tillë, ku për realizimin e këtij ushtrimi janë bere përgatitje dy mujore.

Drejtori i Departamentit te Gatishmërisë  gjegjësisht, koordinatori i këtij ushtrimi z. Hajriz Sejdiu, ka theksuar se ushtrimi ka shkuar sipas planifikimit, gjithçka ka filluar me kohe, ku te gjitha njësit  kanë reaguar gjithashtu me kohë dhe i kanë kryer obligimet qe u janë caktuar me sukses. Koordinimi ne mes postëkomandës se incidentit me Qendrën Operative Emergjente ka funksionuar ne nivel. Sipas tij ky ushtrim ka qen mjaft i suksesshëm, i cili ka pasur për qellim koordinimin ndërmjet njësive vendore dhe ndërkombëtarë si dhe testimin e zbatimit te dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent ne Republikën e Kosovës, siç është Ligji për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësive tjera dhe Sistemin e Integruar te Menaxhimit Emergjent (SIMA). Objektivat kryesore te këtij ushtrimi kane qen koordinimi i KFOR-it me institucionet vendore, reagimi i përbashkët dhe rimëkëmbja. Po ashtu ne ketë ushtrim kane qenë edhe vëzhgues vendor dhe  ndërkombëtar, përfaqësues te institucioneve vendore, përfaqësues te ambasadave, nga FSK-ja, policia e Kosovës si dhe vëzhgues nga Republika e Shqipërisë ku kane vëzhguar ushtrimin ne teren, punën ne Qendrën Operative Emergjente si dhe ne Postëkomandën e Incidentit.

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra ne përmbyllje te ushtrimit i përshëndeti te gjithë akteret ne ketë ushtrim dhe njëherit u nda i kënaqur me punën e tyre si te njësive vendore ashtu edhe atyre ndërkombëtare. Ne fund ai i përgëzoj për gjithë punën që është bërë për realizimin e këtij ushtrimi. Ndersa Gjeneral i KFOR-it  Christian RIENER ngriti lart organizimin e ushtrimit dhe punën e te gjitha njësive, dhe theksoj se qëllimi i këtij ushtrimi sikurse çdo ushtrimi tjetër  nuk është vetëm që ti trajnojmë njësitet tona dhe pjesëtarët tonë, mirëpo është që ta ngrehim flamurin të tregojmë vetëbesim dhe të ndërtojmë besimin. Ai përgëzoj secilin pjesëmarrës që ishte dhe tha se institucionet e Kosovës mund të jenë krenare më ketë organizim, ku edhe populli i Kosovës mund të ndihet i sigurt në rast të fatkeqësive.

Zhvillimi i i ketij ushtrimit testoi zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për Menaxhimin Emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezentë në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.