No items.
Përgatitje për  ushtrimin fushor - MASCAL 2017

Përgatitje për ushtrimin fushor - MASCAL 2017

Agjencia e Menaxhimit Emergjent-AME/MPB në rolin dhe mandatin koordinues  Qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahje, organizim dhe asistencë nga Komanda e KFOR-it dhe me pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, prezentë në Kosovë, me mandat reagimin në incidente specifike,  kanë planifikuar realizimin e Ushtrimit Fushor “MASCAL 2017” me skenar Rrëzim Aeroplani Komercial, ku si pasojë ka lëndime në masë.

Zhvillimi i ushtrimit do ta testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për Menaxhimin Emergjent në Republikën e Kosovës si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezentë në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.

 

Objektivat kryesore të ushtrimit janë,

  1. Komunikimi dhe Koordinimi në incidente të karakterit kombëtar,
  2. Reagimi i koordinuar midis faktorit vendor dhe ndërkombëtar, bazuar në Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Emergjencave (SIME) dhe  Planin e Reagimit Kombëtar (PRK), si dhe
  3. Rimëkëmbja pas situatave të kësaj natyre.

 

Në ushtrim do të marrin Pjesë:

-          Agjencia e Menaxhimit Emergjent-Planifikimi dhe koordinimi

-          Aeroporti i Gjakovës – vendimmarrja

-          Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës - AACK

-          Komisioni për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve Aeronautike - KHAIA

-          Reaguesit e parë si Zjarrfikësit, Shërbimet mjekësore emergjente dhe Policia e Kosovës,

-          Reaguesit e dytë: Forca e Sigurisë se Kosovës dhe

-          Reaguesi i tretë, KFOR-i 

 

Ushtrimi do të zhvillohet gjatë javës së fundit të muajit gusht.