No items.
Mbahet trajnimi për mbrojtje personale te zjarrfikësit

Mbahet trajnimi për mbrojtje personale te zjarrfikësit

Trajnimi për mbrojtje personale te zjarrfikësit me moton  "Technology for life" u zhvillua ne hapësirat e Agjencisë se Menaxhimit Emergjent ne  bashkëpunim me instruktor nga shërbimet e zjarrfikësve te Kroacisë te mbështetur nga kompania "Dräger" po e këtij vendi. 
Trajnim i u mbajt nga data 18 deri me 20 Korrik 2017 ku morën pjesë 48 e zjarrfikës nga e gjithë Kosova ku u demonstrua mbrojtja e zjarrfikëseve në punën e tyre, përdorimin e pajisjeve te frymarrjes, detektorëve të gazrave si dhe përdorimi i rrobave për mbrojtje nga materiet e rrezikshme, gjithashtu ata u njoftuan për përvojat e shtetit Kroat ne fushën mbrojtjes dhe shpëtimit.
Ky trajnim profesional do të ju mundësoj zjarrfikëseve të zgjerojnë dijen e tyre në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre, mbrojtjen e popullatës në situata emergjente dhe avancimin e njohurive me teknologjinë e re për mbrojtje dhe shpëtim.