Trajnimi operacional me Modulin e Kërkim Shpëtimit në Ujëra Sipërfaqësorë

Trajnimi operacional me Modulin e Kërkim Shpëtimit në Ujëra Sipërfaqësorë

Trajnimi operacional me Modulin e Kërkim Shpëtimit në Ujëra Sipërfaqësorë , i planifikuar dhe zbatuar nga AME, nga dt.22-23.04.2017 në Liqenin e Badofcit u zhvillua në përkujdesjen dhe mbështetjen e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent .
Trajnimi kishte për synim testimin e gatishmërisë së ekipit –pjesëtarëve ,dhe mjeteve me pajisje për ofrimin e ndihmës dhe shpëtimit në raste të vërshimeve. Në cilësinë e Monitoruesit, Vlerësuesit dhe Drejtuesit morën pjesë edhe zyrtar të lartë nga AME, si : Drejtori i Gatishmërisë z. Hajriz Sejdiu, ;Drejtori i Logjistikës dhe Shërbimeve të Përbashkëta z. Sabit Zogaj dhe Koordinatori i Trajnimit, Nehat Koçinaj. 
Objektivi i trajnimit u arrit në plotësi, ku ekipi testoi gjendjen dhe mobilitetin e personelit për reagim, gatishmërinë e mjeteve dhe pajisjeve si dhe pjesët e logjistikës dhe përkrahjes.
Trajnimi u përcoll edhe nga mediat qendrore të RKS, si RTK,KTV, RTV21 dhe Klan Kosova.