Pajisen  me uniforma pune  Njësit Profesionale të Zjarrfikëjes dhe Shpëtimit

Pajisen me uniforma pune Njësit Profesionale të Zjarrfikëjes dhe Shpëtimit

Agjencia e Menaxhimit Emergjent/MPB  bazuar në UA Nr. 26/2012 për Uniformën dhe Simbolet e NjPZSH-ve ka realizuar  pajisjen e të gjitha NJPZSH-ve në nivel vendi me uniforma të punës. 
Në ambientet e AME sipas planit po  kryhet edhe shpërndarja e tyre.  
Njësitë profesionale të zjarrfikëjes dhe shpëtimit, bazuar në Ligjin për Zjarrfikje dhe shpëtim Nr.04/L-049 dhe legjislacionin në fuqi janë shërbim i uniformuar. 
Uniformat tregojnë përkatësin e pjesëtarëve, mbajnë simbolet e funksioneve dhe shenjave të fushëveprimit përkatës për të gjithë pjesëtarët  e NJPZSH.
Uniforma e punës bartet gjatë orarit të rregullt të punës në stacionet e NJPZSH, gjatë operacioneve reaguese, trajnimeve dhe ushtrimeve profesionale. 
Posedimi i këtyre përgatitjeve rezulton me arritjen e objektivave të parashtruara dhe sukses në operacionet e zjarrfikjes dhe shpëtimit.