UNDP mbështetë Agjencinë e Menaxhimit Emergjent MPBAP

UNDP mbështetë Agjencinë e Menaxhimit Emergjent MPBAP

Prishtinë, 27 Maj 2020,
Në selinë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent MPBAP, Drejtori i Përgjithshëm z. Fadil Kodra me staf priti të deleguarit e UNDP-s Kosovë, me ç ‘rast UNDP dhuroj një numër të konsiderueshëm të tabletë-ve (25 copë).
Z. Fadil KODRA falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së, ku ndër tjerash me një fjalë rasti shprehu mirënjohjen për gatishmërinë dhe mbështetjen e UNDP-s në kohë pandemie nga COVID-19. Gjithashtu, z. Kodra theksoi se mjetet e dhuruara nga UNDP do të ri destinohen në mekanizmin e koordinimit dhe mbështetjes gjegjësisht në Qendrat Operative Emergjente 112 dhe NJPZSH-ve ,e të cilat do te lehtësojnë këmbimin e njoftimeve dhe mbështetjes për autoritetet lokale dhe organizatat ndërvepruese ne menaxhim me situate.
Bashkëpunimi dhe mbështetja nga UNDP për AME-në është e një rëndësie të veçantë, prandaj, së bashku vazhdojmë drejt thellimit dhe avancimit të marrëdhënieve për arritjet e admiruara.