No items.
Komunikatë për  publik 2

Komunikatë për publik 2

Prishtinë, 23.03.2020
Të dashur Qytetarë!
Të nderuara institucione dhe subjekte juridike,

Në vazhdën e përpjekjeve për menaxhim me situatë nga Pandeminë e virusit Korona i njohur COVID-19!

Me aktivizimin e Planit të Reagimit Kombëtarë PRK nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike MPBAP, rrjedhimisht me stafimin e Qendrës Operative të QO MPBAP dhe aktivizimin e Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve GNMI , Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME me stafin drejtues është aktive dhe e integruar nga fillimi në proceset për koordinimin e përpjekjeve qeveritare në situatën e krijuar nga COVID-19.
Ndërlidhur me këtë, Sistemi i Qendrave Operative Emergjente QOE 112 të AME-s në gjithë territorin e Republikës së Kosovës është në gatishmëri të plotë 24/7 në adresimin e plotë dhe të drejtë të kërkesave dhe nevojave të Institucioneve dhe Mekanizmave tjerë Lokal për QO AME dhe QO MPBAP.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME në shërbim të qytetarëve me gjithë potencialin 24/7.

Rekomandimet me udhëzimet nga Instituti Kosovar i Shëndetit Publik IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë MSH janë e vetmja udhë e zbatueshme për parandalimin e shpërndarjes së Korona Virusit COVID-19, si të tilla ato janë obliguese për gjithë qytetarët , institucionet dhe organizatat e vendit.
Ruajtja e shëndetit dhe jetës në situatë pandemie është më e pakta që individualisht mund të kontribuojmë, ndërsa shërbimet e reagimit ,mjekët, infermierët, ushtarët , policët ,njësitë e zjarrfikës dhe shpëtimit , shërbimet komunale ,dhe institucionet tjera lokale dhe qendrore përgjegjëse për situatë, gjenden në situatë të bëjnë sakrificën e radhës duke rrezikuar edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetët tona dhe të afërmeve tanë.
Të ju ndihmojmë me pak ne atyre, për të na ndihmuar me të gjitha ata neve!

S’bashku do të ja dalim edhe nga kjo sfidë.

Me respekt,
Agjencia e Menaxhimit Emergjent