No items.
Takim pune me njësit varëse të AME-së

Takim pune me njësit varëse të AME-së

Prishtinë, 10.03.2020
Zëvendës Drejtorit i Përgjithshëm AME-së z. Shefki Abdullahu ka vizituar QOE 112 në Zveçan ku është takuar me koordinatorin e kësaj Qendre dhe Komandantët e Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të komunave veriore të Kosovës. Temë takimi ishte gjendja e përgjithshme, arritjet në realizimin e detyrave të punës në fushat profesionale, mangësitë, vështirësitë dhe kërkesat në QOE 112 dhe të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në komunën e Leposaviqit, Mitrovicës veri, Zveçan dhe Zubin Potok.
Po ashtu Z. Abdullahu me këtë rast në emër të AME-së, Komandantëve përgjegjës të këtyre Njësive u ka shpërndarë Mirënjohje për punën, përkushtimin dhe rezultatet e arritura në realizimin e objektivave dhe detyrave të punës gjatë vitit 2019.