Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me JICA Japoneze.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me JICA Japoneze.

Prishtinë, 05.03.2020
Sot, në selinë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent-MPBAP ,Drejtori i Përgjithshëm z. Fadil KODRA nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me JICA Japoneze.
I shoqëruar me zv. Drejtorin dhe zyrtarë përgjegjës të AME-s, z. Kodra priti në takim përfaqësuesin JICA Këshilltarin për Ministrinë e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës z. Takahiko Makino, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në programin e asistencës teknike për programin e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm për Zjarre Malore NFFIS dhe Zgjidhjet e Bazuara në Ekosistem për zvogëlimin e rreziqeve nga Rrëshqitjet dhe Erërat e forta ECO DRR .
Me këtë rast, të dy përfaqësuesit u pajtuan se ky akt nënshkrimi është vetëm nisma e bashkëpunimit, i cili pritet të fuqizohet dhe materializohet në periudhën e ardhshme . Programi nga marrëveshja në fjalë pritet të fillojë pas aprovimit nga të qeveritë e dyja vendeve, ndërsa faza e implementimit pritet të fillojë në fundin e këtij viti.
Përmes zbatimit të programit, Kosova do përfitoj edhe një aset të nevojshëm teknik për identifikimin dhe paralajmërimin e hershëm për zjarre malore, gjithashtu në pikat e identifikuara nga procesi I vlerësimit të rrezikut nga ortekët dhe rrëshqitjet e dheut, do ndërmerren masat e trajtimit bazuar ne zgjidhje ekologjike për zvogëlimin dhe parandalimin e tyre ECO DRR.
Në këtë program janë të ndërlidhura ngushte edhe institucione tjera qeveritare dhe agjencitë si: MBPZhR - Agjencia e Pyjeve të Kosovës, MMPH-AMMK -Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës, MPL - Komunat e Kosovës , Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe institucione tjera qendrore dhe lokale.