Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar sot prezantoj dy projekte në AME

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar sot prezantoj dy projekte në AME

Prishtinë, 18.02.2020
Sot ne AME, Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA ka prezantuar dy projekte qe do te implementohen në Kosovë në pesë vitet e ardhshme. Projektet e paraparë qe do te zhvillohen janë Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm i Zjarreve Malore dhe Zvogëlimi i Rrezikut nga Katastrofat me bazë Ekosistemin, ku Hiroshi Nakata , këshilltar I lartë në JICA prezantoj këto projekte para përfaqësuesve te AME-së, zyrtarëve te Agjencisë Pyjore te Kosovës, përfaqësuesve nga UNDP si dhe përfaqësuesve tjerë institucional te nivelit qendror dhe lokal. Ne ketë takim u parapa qe brenda 10 dite te behet vizita ne lokacionet qe janë goditur nga fatkeqësitë natyrore ne Kosove si: fshatin Restelic qe është goditur nga orteku i borës, zonat e Dragashit nga zjarret malore si dhe komunat e goditura nga erërat ne veçanti komunën e Istogut. Pas realizimit te këtyre vizitave është paraparë qe te përgatitet projekti final dhe nënshkrimi i marrëveshjes për implementimin e tyre
Në emër te Drejtorit te Përgjithshëm z. Kodra, zv. Drejtori i Përgjithshëm z. Avdullahu i përshëndeti te pranishmit dhe i falënderoj përfaqësuesit e JICA për këto projekte dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim, ashtu qe Kosova ti ngrit kapacitetet për tu përballur me fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi tjera.