No items.
Drejtori i përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra po merr pjesë në Konferencën përfundimtare të Programit IPA DRAM

Drejtori i përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra po merr pjesë në Konferencën përfundimtare të Programit IPA DRAM

Bruksel, 19.11.2019.
Drejtori i përgjithshëm i AME-s Z. Fadil Kodra i shoqëruar nga Koordinatori Nacional për programin IPA DRAM z, Nehat Koqinaj me 19 Nëntor morën pjesë ne Konferencën përfundimtare ku janë përmbledhur rezultatet e programit IPA DRAM, rezultate këto qe përfshijnë zbatimin e platformës ERRADRAM në nivelin lokal dhe rajonal, miratimin e kornizës DesInventar Sendai për mbledhjen e të dhënave për humbjet nga fatkeqësitë, dhe miratimin e metodologjisë për Vlerësimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë në përputhje me udhëzimet teknike te BE-së.
Ata do te marrin pjesë ne takimi i gjashtë dhe të fundit në Komitetin Drejtues qe do të mbahet gjithashtu në Bruksel me 20 nëntor 2019. Ne ketë takim do te marrin pjesë Koordinatorët Kombëtarë të Programit IPA DRAM te vendeve partnere, anëtarët e Konsorciumit, dhe aktorët kryesorë ndërkombëtarë me qëllim të mbështetjes si dhe mbikëqyrjen e progresit të përgjithshëm të Programit.