Mbahet punëtoria për të dhënat mbi humbjet nga fatkeqësitë natyrore dhe aspekti gjinor ne menaxhim emergjent.

Mbahet punëtoria për të dhënat mbi humbjet nga fatkeqësitë natyrore dhe aspekti gjinor ne menaxhim emergjent.

Prishtinë, 19.09.2019.  AME ka organizuar punëtorin një ditore me Drejtorët dhe Përgjegjësit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunave  të Kosovës , ku u diskutua grumbullimi  dhe  regjistrimi i te dhënave mbi  humbjet nga fatkeqësitë  dhe  plotësimi i bazës se te dhënave DesInvnetar Sendai, detyrë kjo qe përfshihet ne kuadër te programit IPA DRAM. 

Kjo bazë e të dhënave  ndihmon për të evidentuar dhe analizuar ngjarjet nder vite  ashtu qe  ndikimet e tyre te kuptohen më mire për marrjen e masave  parandaluese  për të zvogëluar ndikimin e tyre ne te ardhmen.

Gjithashtu, janë  diskutuar edhe çështjet ndër sektorialë  ndër tjerash edhe aspekti gjinor dhe përfshirja  e tyre ne vendimmarrje dhe menaxhim te situatave emergjente. 
Kjo punëtori  përveç shumicës së  përfaqësuesve nga komunat, u përkrah edhe nga një eksperte nga Organizata CIMA FONDATION  dhe ekspert nga sektori privat . 
Punëtoria sipas vlerësimit të pjesëmarrësve arriti objektivat e plota të  paracaktuara.