Kosova dhe Katari thellojnë bashkëpunimin në fushën e emergjencave dhe trajnimin e kuadrove

Kosova dhe Katari thellojnë bashkëpunimin në fushën e emergjencave dhe trajnimin e kuadrove

Prishtinë, 3 korrik 
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra së bashku me delegacionin me përfaqësues nga Ministria e Brendshme e shtetit të Katarit i cili po qëndron në Kosovë kanë vizituar Agjencinë e Menaxhimin Emergjent dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Në vizitën e realizuar në AME, delegacioni nga shteti i Katarit u prit nga kryeshefi i kësaj Agjencie, z. Fadil Kodra me bashkëpunëtorët e tij, që prezantuan para të pranishmëve punën dhe aktivitetet e Agjencisë së Menaxhimin Emergjent. 
Me këtë rast, përfaqësuesi i delegacionit, Kolonel Ali Hassan Al-Kubaisi, drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Elektronike, shprehi gatishmërinë e shtetit të Katarit për të ofruar ndihmë në pajisje dhe trajnime në avancimin e mëtejmë të AME-së. 
Për të parë më afër ambientin dhe kushtet e punës, vizita e delegacionit nga Katari vazhdoi tek Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë. 
Më pas, zëvendësministri Shkodra, së bashku me delegacionin mysafir vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u takuan me drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, z. Ismail Smakiqi. 
Gjatë takimit mes të dyja palëve u bisedua rreth gjetjes së mënyrës së bashkëpunimit  në fushën e ngritjes së kapaciteteve për institucionet ligj-zbatuese në mes të AKSP-së dhe Akademisë së Sigurisë Publike të Katarit.
Delegacioni nga Katari shfaqen interesimin e tyre rreth procesit të rekrutimit të zyrtarëve të sigurisë publike në Kosovë si dhe rreth zhvillimit të trajnimeve në AKSP.