No items.
Apel për qytetarët e Kosovës për vigjilencë ndaj zjarrvënieve

Apel për qytetarët e Kosovës për vigjilencë ndaj zjarrvënieve

Prishtinë, 14.06.2019

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërkon nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë aktiv në parandalimin e çfarëdo lloji të zjarreve dhe zjarrvënësve.

Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të  larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.
Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të gjithë jemi të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangjen e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë,  si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve.
Për çfarëdo rasti luten qytetarët që të thërrasin në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik ( integruar) emergjent – 112. (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cili do qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës). 
Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

•Njësinë  profesionale të Zjarrfikësve dhe  Shpëtimit në numrin e telefonit 193;

•Policinë e Kosovës, në numër të telefonit  192;

•Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit  194.

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë
Zjarrvëniet e qëllimta,  si  dhe  ato të shkaktuara nga pakujdesia,  janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.