No items.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent po merr pjesë në ushtrimin fushor EU MNE MODEX 2019 në Republikën e Malit të Zi

Agjencia e Menaxhimit Emergjent po merr pjesë në ushtrimin fushor EU MNE MODEX 2019 në Republikën e Malit të Zi

Prishtinë, 13.05.2019

Agjencia e Menaxhimit Emergjent si pjesë e përhershme e bashkëpunimit rajonal dhe e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, sot u nis për të marrë pjesë në Ushtrimin Fushor  i emërtuar  “EU MNE MODEX 2019”  i cili   realizohet  në Republikën e Malit  të Zi,  në kuadër të planifikimit  LOT 2, me skenar vërshimi.  AME  në këtë ushtrim do të përfaqësojë Republikën e Kosovës me  një ekip – modul të Pompimit me Kapacitet të Lartë  (PKL),  në raste të vërshimeve dhe përmbytjeve. Ushtrimi do të zhvillohet nga data. 13-18.05.2019 ne Nikshiq te Malit të Zi.

Ekipi i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent është i përbërë  nga  pjesëtarët e AME-së në rolin udhëheqës të modulit si dhe,  nga pjesëtarët e Njësive Profesionale të Zjarrfikëse dhe Shpëtimit,  me gjithsejtë: njëmbëdhjetë persona (11),  pesë ( 5 ) automjete me pajisje si dhe me katër ( 4 ) Pompa të Kapacitetit të Lartë.

Në këtë ushtrim, përveç ekipit nga Kosova, do të marrin pjesë edhe disa shtete nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, me modulet e Pompimit me kapacitet të lartë dhe me njësitë e Kërkim shpëtim në ujërat sipërfaqësor.