No items.
AME zhvillon takimin me Përfaqësues nga SHBA në kuadër të programit të bashkëpunimit Civilo Ushtarak për Gatishmëri Emergjente - CMEP

AME zhvillon takimin me Përfaqësues nga SHBA në kuadër të programit të bashkëpunimit Civilo Ushtarak për Gatishmëri Emergjente - CMEP

Me dt. 28.01.2019  AME priti në takim pune  Përfaqësues nga SHBA  me objektiv ” Vlerësimi i aftësive të gatishmërisë në përballje me fatkeqësitë”, aktivitet ky i cili është në kuadër të programit të Bashkëpunimit Civilo Ushtarak për Gatishmëri Emergjente CMEP i koordinuar nga Garda Kombëtare e IOWA-së (IANG).

Programi i bashkëpunimit zhvillohet me ndërmjetësim dhe lehtësim nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, zyrës ndërlidhëse të NATO -së në Kosovë NALT, ndërsa prezent nga programi i CMEP ishin ekspert të fushës së Menaxhimit Emergjent nga SHBA: përfaqësues të Agjencisë Federale te Menaxhimit Emergjent në SHBA - FEMA, përveç përfaqësuesve te shtetit të  IOWA-së, ishin edhe nga  shteti i Karolinës Veriore, Virgjinisë, Arkansasit dhe përfaqësues tjerë nga fusha e menaxhimit emergjent.

Përfaqësuesit në emër të AME-së  njoftuan grupin punues të programit CMEP  lidhur me sfidat dhe mandatin ligjorë të AME-së, përveç tjerash edhe zbatimin ose jetësimin e dokumenteve strategjike dhe Ligjore nga fusha e Menaxhimit Emergjent në Kosovë, me fokus  PRK dhe SIME .
Takimi u zhvillua  në frymë prezantimi dhe diskutimi  reciprok, duke shkëmbyer përvojat pozitive si dhe urat e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga ky program për AME-n në periudhën e ardhshme.