No items.
Mbahet takimi në kuadër të marrëveshjes trepalëshe

Mbahet takimi në kuadër të marrëveshjes trepalëshe

Në Prizren nga dt.16/17.01.2019 në kuadër të marrëveshjes trepalëshe, u mbajt takim pune me përfaqësimin e kryesuesve të institucioneve nga tri shtetet ,z. Fadil Kodra AME Kosovë, z. Haki Çako DPEC Shqipëri, z. Agron Buxhaku QMK Maqedoni me pjesëtarë nga institucionet përkatëse si pjesë e grupit punues trepalësh dhe koordinatorin z. Urim Vejseli.
Takimi u zhvillua sipas planifikimit me agjendën përkatëse , ku Drejtori i Përgjithshëm i AME-s z. Fadil Kodra në fjalën hyrëse përshëndeti të pranishmit  dhe ju urojë vijimësi të mbarë gjatë  punimeve. Po ashtu , për fjalë hyrëse u prononcuan edhe dy drejtorët nga institucionet homologe z. Haki Ҫako DPEC dhe 
z. Agron Buxhaku QMK , të cilët përveç tjerave  vlerësuan lartë organizimin e takimit me agjendën e dakorduar paraprakisht.
Rezultat i takimit përveç tjerash ishte edhe riformulimi i grupit punues me anëtarë të ri, ndërsa koordinator i grupit trepalësh u aprovua njëzëri z. Urim Vejseli nga QMK R. Maqedonisë. 
Gjithashtu , u diskutua zgjerimi i grupit trelateral me propozim ftesë edhe për Malin e Zi, i cili me miratim të gjithë pjesëmarrësve u vendos të ftohet në takimin e radhës i cili do mbahet në fund të muajit Shkurt 2019 në Shkup R. Maqedonisë.
Takimi edhe një herë rishikoi ecurinë në kuadër të marrëveshjes trepalëshe , dhe rekomandoi intensifikimin e planit të veprimit për periudhën 2019-2020.