No items.
Mbahet Ushtrimi Fushor "Shqiponja 2018" në Komunën e Mitrovicës

Mbahet Ushtrimi Fushor "Shqiponja 2018" në Komunën e Mitrovicës

Mitrovicë, 21.11.2018.  Agjencia e Menaxhimit Emergjent  morri pjesë dhe mbështeti  ushtrimin fushor SHQIPONJA 2018 të mbajtur në Mitrovicë që u organizua nga  "Save the Children" në partneritet me Kryqin e Kuq dhe ne bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ushtrim ky i organizuar  në shkollën fillore " Migjeni" dhe çerdhen publike "Gëzimi ynë".
Qëllimi i mbajtjes së këtij ushtrimi është sensibilizimi i nxënësve, trajnimi i personelit  të shkollës, institucioneve lokale shkollore dhe popullatës në përgjithësi lidhur me zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë.
Ekipet punuese të këtyre njësive dhe shërbimeve përkatëse të komunës, Shërbimet e Zjarrfikëseve, Policisë së Kosovës, Kryqit të kuq dhe përfaqësuesit e tjerë së bashku ne nxënësit e shkollës fillore "Migjeni" dhe personeli arsimor patën rastin në mënyrë praktike të përballen me situata improvizuese me të cilin rast gjatë këtij aksioni u raportuan menaxherit të operacionit.
Në emër të AME-së pjesëmarrësve ju drejtua drejtori i Departamentit të Parandalimit z. Alush Beqiri, i cili e vlerësoi lartë ushtrimin dhe tha se ky   trajnim ishte i nevojshëm dhe i qëlluar dhe organizime të tilla duhet të organizohen së paku dy herë në vit.