No items.
Mbahet Punëtoria e 3-të Rajonale dhe takimi i 4-të i Komitetit Drejtues të Programit IPA DRAM

Mbahet Punëtoria e 3-të Rajonale dhe takimi i 4-të i Komitetit Drejtues të Programit IPA DRAM

Lubjanë, 15.11.2018.      Ne Lubjanë te Sllovenisë  nga 12-16.11.2018 u mbajt  Punëtoria e 3-të Rajonale dhe po mbahet takimi i  4-të i Komitetit Drejtues të Programit IPA DRAM, ku ne ketë takim po merr pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra se bashku me përfaqësues nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në përbërje prej tre anëtarëve.

Ky takim ka mbledhur Koordinatorët Kombëtar të Programit të vendeve Partnere, Anëtarët e Konzorciumit, përfaqësues nga Komisioni Evropian duke përfshirë DG ECHO dhe palët kyçe ndërkombëtare me qëllim mbështetjen, si dhe mbikëqyrjen e progresit të përgjithshëm të Programit.
Ne punëtorin u diskutua grumbullimi  dhe  regjistrimi i te dhënave për humbjet nga fatkeqësitë ne  fokus te veçantë  zjarret  si rrezik specifik, i cili është i njohur si një nga rreziqet kryesore e rajonit te Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Gjate diskutimeve dhe punëve ne grupe   u be shkëmbimi e praktikave të mira, u nxjerrën mësime nga zjarret e kohëve te fundit,  u panë nevojat dhe boshllëqet në  rajon drejt zbatimit te Kornizës Sendai për reduktimin e rrezikut ndaj fatkeqësive.
Gjithashtu u diskutua shkëmbimi i te dhënave ne nivel rajonal duke përdorur qasje te përbashkët në DesInventar Sendai për dëmet ndërkufitare  dhe atyre ne nivel rajonal.