AME organizoj mbajtjen e provimit  profesional në lëmin e mbrojtjes nga zjarri

AME organizoj mbajtjen e provimit profesional në lëmin e mbrojtjes nga zjarri

Me datën 24 prill 2018,  kandidatet të cilët kanë ndjekur trajnimin profesional në lëmin e mbrojtjes nga zjarri, i cili është  mbajtur  në Akademinë e  Kosovës  për Siguri Publike në Vushtrri, ju nënshtruan provimit  profesional. Këta kandidatë të cilët  ju nënshtruan këtij provimit profesional për mbrojtje nga zjarri do të marrin njohuri për objektivat dhe kriteret themelore për zbatimin e mbrojtjes nga zjarri në tërësi me masat prioritare, kushtet për përdorimin e volitshëm të masave ekonomike, teknike, teknologjike dhe masat e tjera për mbrojtje nga zjarri, masat për parandalimin e shpërthimit dhe zbutjen e pasojave nga zjarri, kontrollin e zbatimit të masave si dhe mënyrën e sigurimit të mjeteve gjegjëse për mbrojtje nga zjarri.