U mbajt ushtrimi fushor rajonal IPA FLOODS - VARAZHDIN 2017

U mbajt ushtrimi fushor rajonal IPA FLOODS - VARAZHDIN 2017

Nga 9 deri me 13 Tetor ne qytetin Varazhdin te Kroacisë u mbajt Ushtrimi Fushor Rajonal IPA FLOODS- VARAZHDIN 2017, ku Kosova përfaqësohej nga dy ekipe me nga 10 pjesëtar  për modulet HCP dhe FC. Ushtrimi u organizua nga Mbrojtja Civile e Kroacisë- DUZS qe kishte për qellim testimin e  funksionalitetit dhe ndërveprimin e moduleve shumëkombëshe të Mbrojtjeve Civile (CPMs), për Kapacitet e Pompimit te Lart (HCP) dhe Ngritjen e Barrierave (FC).

Me ketë ushtrim përfundon  pjesa e dytë e projektit të IPA përmbytjeve, i cili synon të rrisë kapacitetin e vendeve përfituese në zhvillimin e sistemit efektiv kombëtar të mbrojtjes civile dhe bashkëpunimi në parandalimin e përmbytjeve në nivel rajonal dhe evropian, si dhe zbatimin efektiv te direktivave te Bashkimit Evropian për aftësimin e Modulit shumëkombëshe mbrojtjes civile për të ngritur barrierat për kontrollin e përmbytjeve dhe pompimin e lartë të ujit.

Ne ketë ushtrim IPA FLOODS - VARAZHDIN 2017, morën pjesë më shumë se 500 pjesëmarrës: nga vendet përfituese morën pjesë ekipet kombëtar HCP dhe FC nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, pastaj dy module HCP nga Gjermania dhe Italia që ndihmun ushtrimin me përvojat e tyre, dhe me mbështetje te organeve te sigurisë nga shteti i Kroacisë
Ketë ushtrim e vizitoj edhe Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra, ku nga afër përcjelli  Ushtrimin Fushor Rajonal IPA FLOODS- VARAZHDIN 2017.