Fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri për Njësinë Profesionale të Zjarrfikëjes dhe Shpëtimit në Viti

Fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri për Njësinë Profesionale të Zjarrfikëjes dhe Shpëtimit në Viti

Me datë 21.09.2017 në Viti kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të Njësisë Profesionale të Zjarrfikëjes dhe Shpëtimit. Gurë themeli i këtij objekti të rëndësishëm është vendosur nga Drejtori i Departamentit për Zjarrfikëje dhe Shpëtimit z. Miran Demiri nga AME dhe Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti në pranin e shumë përfaqsuesëve të institucioneve dhe agjencive vendore, Drejtori i drejtorisë SHP, Kom.NJPZSH dhe përfaqsues të KFORIT si dhe pjesmarrës, bashkëpunëtorë të tjerë, qytetarë dhe mediat. Përndryshe realizimi i këtij projekti është planifikuar dhe do të financohet buxheti vjetor i AME-së-MPB, derisa lokacioni dhe mbeshtetje maksimale është ofruar nga komuna e Vitisë.