No items.
Aktivitete te AME-së për nder viktimave te 11 Shtatorit 2001

Aktivitete te AME-së për nder viktimave te 11 Shtatorit 2001

Për nder te viktimave te ngjarjeve 11 Shtatorit 2001 qe ndodhen ne SHBA, Drejtori I Përgjithshëm I AME-se z. Fadil Kodra  morri pjesë ne ceremoninë e organizuar tek  sheshi “Bill Clinton”. Kjo ceremoni u organizua nga Kuvendi i Kosovës ne bashkëpunim me Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agjencia e  Menaxhimit Emergjent , Policisë së Kosovës, Qendra e Mjekësisë Emergjente dhe nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sylejmani”.
Zjarrfikësit e Prishtinës e shënuan një aktivitet simbolik për nder te kolegëve te tyre qe humben jetën gjate kryerjes se detyrës ne ketë ngjarje, ku humben jetën mbi 300 zjarrfikës.
Drejtori i Përgjithshëm i AME-se morri pjesë edhe ne ekspozitën e organizuar nga nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sylejmani”  në sheshin “Nënë Tereza” ku paraqiten  fotografi kushtuar  ngjarjeve te datës së 11 shtatorit 2001.