No items.

Departamenti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit

Misioni

Misioni i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit është të kujdeset për krijimin e një bazamenti solid në fushën e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit duke ofruar udhëheqje dhe koordinim qendror të shërbimeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit të të gjitha niveleve dhe strukturave 


Funksionet
1. Mbikëqyrja, koordinimi, drejtimi dhe vendosja e standardeve për këto përpjekje; të shërbej si komunitet për mbrojtje nga zjarri, zjarrfikje, shpëtim dhe reagim emergjent; si dhe të veproj si avokat i nivelit qendror për sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti i zjarrfikësve publik, privat dhe vullnetar. 
2. Zhvillimi dhe shpërndarja e programeve edukative në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarri në partneritet me agjencionet tjera, komunitetin e reagimit emergjent, mediet dhe grupet e interesuara në këtë lëmi.
3. Përkrahja e zhvillimit profesional, kapacitetit operativ dhe trajnimeve të gatishmërisë për komunitetin e zjarrfikjes/shpëtimit dhe reagimit emergjent të strukturave të sektorit qendror, regjional, lokal dhe të sektorit privat.
4. Përkrahja e entiteteve regjionale dhe lokale në grumbullimin, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave dhe raporteve speciale lidhur me ndodhjen, kontrollin dhe pasojat e çdo zjarri, incidenteve shëndetësore dhe aktiviteteve tjera emergjente.
5. Përdorimi dhe përkrahja e zhvillimit të teknologjisë së parandalimit, mbrojtjes dhe lokalizimit të zjarrit; si dhe përkrahja e studimeve të menaxhmentit të resurseve dhe operacioneve të lëmin e zjarrfikjes dhe shpëtimit.

Divizioni për Plane, Programe dhe Standarde të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit

Të përcaktoj një bazë solide të standardeve dhe programeve për organizimin dhe zhvillimin e fushëveprimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit, si dhe standardeve për pajisjet dhe automjetet e këtij shërbimi në funksion të ngritjes së gatishmërisë reaguese.


Divizioni i Përpunimit të të Dhënave për Zjarre dhe Vetëdijësim Publik për Rreziqet nga Zjarri

Të krijoj bazën e nevojshme për grumbullimin, përpunimin, selektimin dhe analizimin e të dhënave për zjarre si dhe analizën e rasteve, në funksion të ngritjes së efektshmerisë së punës dhe rezultateve të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit.

Ngritja e nivelit të vetëdijesimit dhe edukimit publik në fushën e zjarrfikjes dhe shpëtimit dhe arritja e standardeve më bashkëkohore për këtë lëmi, krijimi i partneritetit të qëndrueshëm me sektorin publik dhe privat me përqendrim të veçantë tek grupet e rrezikuara.