No items.

Departamenti i Parandalimit

Misioni

Misioni i Departamenti i Parandalimit është të zhvilloj dhe menaxhoj gamën e programeve të destinuara për zvogëlimin e humbjeve në shtëpi, biznese, shkolla, ndërtesa publike dhe shërbime kritike nga përmbytjet, tërmetet, shtrëngatat, zjarret dhe fatkeqësitë tjera natyrore.

Parandalimi si faza e parë e ciklit të menaxhimit emergjent përqendrohet në shkëputjen e ciklit të dëmeve të fatkeqësive, zhvillimit të sërishëm të tyre dhe dëmeve të përsëritura.

Parandalimi apo zvogëlimi i rreziqeve në parim është veprim i pandërprerë, i cili ndërmerret për zvogëlimin apo eliminimin e rrezikut permanent ndaj njerëzve dhe pronave të tyre.

Në partnerët e Departamentit të Parandalimit përfshihet spektri i gjerë i organeve të qeverisjes në të gjitha nivelet dhe në sektorin privat. Gjithashtu përfshihen edhe shoqatat profesionale dhe grupet joqeveritare të përfshira në politika publike, administrim, sigurime, arsim të lartë, shkencë të ndërtimit dhe planifikimit urban.

Për funksionimin e tij, Departamenti i Parandalimit organizohet në tre divizione:

Divizioni i Vlerësimit të Rreziqeve

Identifikimi, sigurimi, analizimi dhe vlerësimi i të dhënave për rreziqet e mundshme që rrezikojnë jetën, të mirat materiale dhe mjedisin në përgjithësi. Sigurimi permanent i  të dhënave  për mundësitë e shfaqjes së rreziqeve, katastrofave dhe krizave të mundshme ne nivel vendi.

Divizioni i Zvogëlimit të Rreziqeve

Divizioni i Zvogëlimit të Rreziqeve nëpërmjet përdorimit të mjeteve të kontrollit të përdorimit të tokave, praktikave të ndërtimit dhe mjeteve tjera të kohës, do të punon për zvogëlimin e rrezikut për jetën e qytetarëve të Kosovës dhe pronave të tyre. Këto aktivitete do t’i adresojnë rreziqet si në mjediset ekzistuese të banuara edhe në ato të planifikuara për banim.

 

 

Sektori për Hulumtime dhe Hetime 

Sektori për Hulumtime dhe Hetime të shkaqeve të zjarrit shërben për hulumtimin, zhvillimin dhe aplikimin e projekteve dhe teknologjisë hetimore për zbulimin, parandalimin, shpëtimin dhe lokalizimin e zjarreve; sikurse edhe menaxhimin e pajisjeve dhe strategjive për përmirësimin e shëndetit, sigurisë dhe efektivitetit të zjarrfikësve dhe reaguesve të parë.