No items.

Departamenti i Operativës

Misioni 

Misioni i Departamentit të Operativës është të siguroj bërthamën e kapacitetit të koordinuar të reagimit operativ dhe atij logjistik, të domosdoshëm për mbrojtjen dhe shpëtimin e jetëve, zvogëlimin e vuajtjeve dhe mbrojtjen e pronave, gjithmonë me kohë dhe në mënyrë efektive, në komunitetet të cilat mbingarkohen nga fatkeqësitë natyrore, aktet e terrorizmit apo emergjencat tjera.


Divizioni për Koordinimin e Operacioneve të Reagimit dhe Rimëkëmbjes
Aktivitetet e programit të reagimit ngërthejnë në vete koordinimin e të gjitha operacioneve reaguese të menaxhimit emergjent, planifikimit të reagimit, programet logjistike dhe integrimin e programeve qendrore, regjionale dhe lokale për fatkeqësi. Ky koordinim siguron shpërndarje efikase dhe efektive të asistencës së menjëhershme emergjente tek individët dhe komunitetet e goditura dhe mbingarkuara nga fatkeqësitë, emergjencat apo aktet e terrorizmit.

Menaxhimi i rimëkëmbjes afatshkurte dhe ofrimi i ndihmës së shpejtë emergjente në mënyrë të efektshme dhe me kohë për qeveritë lokale dhe komunitetet e goditura nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 

Divizioni i Qendrave Operative   

Shërben si qendër kryesore e AME për shkëmbimin e informacioneve, koordinimin e emergjencave dhe ngritjen e koordinimit në nivelin më të lartë të mundshëm me partnerët qendror, regjional, lokal dhe të sektorit privat. Të grumbulloj dhe përpunoj informacionet nga rrjeti regjional për të ndihmuar në zbulimin, frenimin dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera. 
Duke operuar 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, 365 ditë në vit, QOE do të siguroj pasqyrë reale të situatës, monitorim të gjendjes, koordinim të emergjencave dhe aktiviteteve të reagimit dhe në lidhje të ngushtë me vendimmarrësit e AME rekomandon masa specifike mbrojtëse përball kërcënimeve dhe rreziqeve që i kanosen vendit. 

Struktura e Qendrës Operative të Agjencisë

Plotësimi dhe aktivizimi i funksioneve apo elementeve të Qendrës do të varet nga lloji, përmasa dhe kohëzgjatja e emergjencës apo fatkeqësisë. 
Menaxhmenti
Është përgjegjës për politikat e veprimit dhe për koordinimin e përgjithshëm të; informimit publik; ndërlidhjes me agjencitë/institucionet e ndryshme; procedurave për menaxhimin e rreziqeve nëpërmjet përpjekjes së përbashkët të agjencive qendrore, lokale dhe të sektorit privat.
Operativa
Përgjegjëse për koordinimin e gjithë autoritetit operativ në mbështetje të reagimit emergjent nëpërmjet implementimit të Planeve Operative të autoriteteve gjegjëse.
Planifikimi
Përgjegjës për grumbullimin, vlerësimin dhe shpërndarjen e informacioneve; përpilimin  e Planeve për Veprim në koordinim me funksionet tjera; mirëmbajtjen e të gjitha dokumenteve të Qendrës.