No items.

Departamenti i Gatishmërisë Emergjente

Misioni

Misioni i Departamentit të Gatishmërisë Emergjente është unifikimi i misioneve të Ministrisë në fushën e gatishmërisë, parandalimit, reagimit dhe rimëkëmbjes. Të mbikëqyrë koordinimin dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe mjeteve të nevojshme për tu përgatitur për ballafaqim me fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Të zbatoj strategji, politika dhe udhëzime planifikuese për ndërtimin e kapaciteteve të parandalimit, mbrojtjes, reagimit dhe rimëkëmbjes në shkallë vendi.

Divizionet e tij janë:

Divizioni i Analizave dhe Planifikimit Emergjent

Merret me udhëheqjen e iniciativave të veçanta, drejtimin e përpjekjeve të politikave të planifikimit për gatishmëri dhe analizimin e rezultateve të politikave dhe programeve të tilla, brenda fushëveprimit të misionit të Departamentit, në mënyrë që të përforcohet gatishmëria e vendit.

Divizioni i Koordinimit të Gatishmërisë

Misioni primar i këtij divizioni është ndërtimi dhe implementimi i programit të gatishmërisë kombëtare ndaj të gjitha llojeve të rreziqeve, program ky, i destinuar për fuqizimin e kapacitetit të agjencive të nivelit qendror, regjional dhe lokal dhe sektorit privat në lëmin e parandalimit, mbrojtjes, reagimit dhe rimëkëmbjes nga fatkeqësitë natyrore dhe të shkaktuara nga faktori njeri.  Këtë e realizon nëpërmjet koordinatorëve regjional, të cilët kujdesen për shtrirjen e programeve të nivelit qendror për asistencë teknike, planifikim për gatishmëri, vlerësim të kapaciteteve dhe nevojave, si dhe raportimit të çështjeve të lidhura me gatishmërinë.

 

Qendra e Trajnimeve të Integruara

Zhvillon, menaxhon dhe koordinon të gjitha programet për trajnime, edukim, dhe ushtrime, për fushën e menaxhimit emergjent dhe sigurisë publike, për të siguruar që vendi është i përgatitur për parandalim, mbrojtje dhe reagim ndaj të gjitha rreziqeve natyrore apo të shkaktuara nga faktori njeri.