No items.

Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme

Misioni

Misioni i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme është të menaxhoj dhe mirëmbajë  informatat për burimet njerëzore të AME-së, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike, mjekësore dhe të shërbimeve të teknologjisë informative.

 Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të AME-së, koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të AME-së.

Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së.

Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të AME-së dhe ofron shërbime logjistike për AME-në. 

Divizioni për Burime Njerëzore, TI dhe Shërbimeve Logjistike

Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore,siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi,siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, discipline, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës.

Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative.

Menaxhon inventarin, depot, nevojat e transportit, automjetet si dhe mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të AME-së. 

Divizioni për Buxhet dhe Financa 

Përgatitë dhe koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të AME-së, siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore dhe menaxhon rezervat e parasë dhesiguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies.