No items.

AMEK – Aplikacioni i Menaxhimit Emergjent në Kosovë

AMEK është aplikacion i telefonisë mobile (Android, iOS and Windows Phone) I thjeshtë, I përdorshëm dhe interaktiv që do të ju informoj me kohë për fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera si p.sh. vërshimet, tërmetet, zjarret, borë e madhe, thatësira, degradim I mjedisit, epidemitë, pengesa në infrastrukturën komunale, aksidentet e trafikut, demonstrate, protesta, etj.  

Aplikacioni do të ju njoftoj për fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera aktive sipas GPS koordinatave te juaja dhe lokacionit të para definuar. Po ashtu, do të ju këshilloj çfarë të bëni para, gjatë dhe pas situatave emergjente.  

Ju mund të raportoni po ashtu një ngjarje të ndonjë situate emergjente vetëm me një “click”, I cili do të mund të shpëtoj jetën e dikujt. Aplikacioni do të ju mundësoj shpërndarjen e informacionit nëpërmes rrjeteve sociale (facebook, tweeter, etj.), email-it, etj. 
Informacioni I juaj për ngjarjet aktuale emergjente mund të përdoret për sektorët publik, p.sh.: transportit, financave, shërbimeve të ndryshme dhe kompanitë e sigurimeve. Ata mund të i përdorin informatat për planifikim adekuat, menaxhimin e resurseve, dhe zvogëlimin e shpenzimeve. 

Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë mund të përdor informatat e krijuara nga përdoruesit për të gjetur pikat më të ndjeshme/të rrezikuara dhe reagim adekuat konform situatës së raportuar. Kjo do të ngrit kualitetin e jetës në Kosovë. 

Bëhu pjesë e Menaxhimit Emergjent në Kosovë dhe bëje një gjë të mirë për vendin tënd duke shkarkuar këtë aplikacion nga uebfaqet e mëposhtme: 

Android
https://play.google.com/store/apps/details?id=mk.ukim.finki.etnc.cukrks

iOS
https://itunes.apple.com/us/app/amek/id648782513 

Windows Phone:
http://www.windowsphone.com/en-us/store/app/amek/260871f1-0301-420b-b2e8-347aa6b24697