No items.
Drejtori i Përgjithshëm i AME-së vizitoi komunën e Gjilanit

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së vizitoi komunën e Gjilanit

Gjilan, 29.09.2020
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë se Menaxhimit Emergjent z. Fadil Kodra me bashkëpunëtorë vizitoi sot Komunën e Gjilanit, ai u prit nga Kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri.
Kryetari i komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri e njoftoi Drejtorin e përgjithshëm të AME-së z. Fadil Kodra me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Gjilanit me theks të veçantë në menaxhimin e situatës pas përhapjes së Korona virusit COVID-19 në Kosovë dhe përfshirjen e Komunës së Gjilanit me këtë sëmundje ngjitëse.
Kryetari i informoi të pranishmit me ngritjen e mekanizmave për menaxhimin e pandemisë Shtabin Emergjent Komunal si dhe QOEL. Me këtë rast ai e ka falënderuar AME-për ndihmën e dhënë në këshillimin e organeve komunale përmes përfaqësuesve të AME-së në këta mekanizma si : KRE të QOE-112 në Gjilan si dhe Komandantin e NJPZSH, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmueshëm.
Gjatë takimit u shqyrtuan tema lidhur me aktualitetin që po e kalojmë në ballafaqim me pandeminë Covid 19, rritjen e bashkëpunimit të AME-së me nivelin komunal, ngritjen e kapaciteteve në resurse humane teknike si dhe ngritjen infrastrukturore në fushën e emergjencave për zgjerimin e hapësirave ekzistuese të garazheve të NJPZSH-së si dhe ndërtimin e zyrave për QOE-112 .
Takimi kaloi në frymë shumë konstruktive ku të dyja palët u dakorduan që në koordinim të kryejnë punët dhe përgjegjësit që ju takojnë.