No items.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbështetë kapacitetin reagues për Zjarrëfikje dhe Shpëtim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbështetë kapacitetin reagues për Zjarrëfikje dhe Shpëtim

Prishtinë, 01.09.2020
Në selinë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent , sot u ndan dy ( 2) automjetet për Njësit Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim për komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Prezent në ndarjen e këtij kapaciteti të çmuar mbështetës për reagim ne raste fatkeqësish, te ftuar nga z. Fadil KODRA ishin edhe z.v. Ministri i MPB nga komuniteti z. Milan Radojeviç, këshilltari i Ministrit te MPB z. Lulzim Fushtica , përgjegjës te AME-s dhe zyrtar te NJPZSH të Komunave përkatëse.
Përfaqësuesit e komunave përfituese shprehen falënderim para institucionit të AME-së për mbështetje dhe përkrahje te vazhdueshme ne drejtim te ngritjes dhe zhvillimit te kapacitetit për përballje me fatkeqësitë ne zonën e përgjegjësisë.