Zv. Drejtori I Përgjithshëm i AME-së priti në takim pune zv. Komandantin e KFOR-it

Zv. Drejtori I Përgjithshëm i AME-së priti në takim pune zv. Komandantin e KFOR-it

Prishtinë, 21.07.2020.
Në Selinë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent , Zv. Drejtori i Përgjithshëm z. Shefki ABDULLAHU priti në takim pune Zv. Komandantin e KFOR-it Gjeneralin Laurent MICHAUD, ku në ambient mirëkuptimi ,të dy homologët këmbyen njoftime lidhur me situatën e krijuar nga Pandemia COVID-19, bashkëveprimin dhe koordinimin e mbështetjes dhe përkrahjes për qytetarët e Kosovës. Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe përpjekja për te rifilluar planifikimin e ushtrimit Shpata e Argjendtë, ushtrim ky i cili ne koordinim me institucionet e sigurisë Kosovës në bashkëpunim me KFOR zbatohet nga më shumë se një dekadë.
Ne emër të AME-s Zv. Drejtori i Përgjithshëm e njoftoi homologun për përpjekjet që bën Agjencia e Menaxhimit Emergjent ne gjitha nivelet e menaxhimit me Pandemi COVID-19, po ashtu edhe gatishmërinë për te dhënë kontributin e çmuar ne përgatitjen e Ushtrimit Shpata e Argjendte e për te cilën u pajtuan edhe bazuar ne rekomandimet e grupit planifikues, se ai do te zbatohet ne Shtatorë të vitit 2021, ndërsa me planifikim do filloje edhe nga Tetori i këtij viti.