Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB z. Fadil KODRA u prit nga Kryetari i Komunës se Prizrenit z. Mytaher HASKUKA

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB z. Fadil KODRA u prit nga Kryetari i Komunës se Prizrenit z. Mytaher HASKUKA

Prishtinë, 10.07.2020.
Ne vazhdën e koordinimit e te mbështetjes dhe lehtësimit, ndërlidhur edhe me situatën e krijuar nga COVID-19, Drejtori i përgjithshëm AME z. Fadil KODRA i shoqëruar me bashkëpunëtorë, sot u prit ne vizite pune nga Kryetari i Komunës se Prizrenit z. Mytaher HASKUKA.
Ne një ambient pune dhe mirëkuptimi reciprok, Kryetari Haskuka u falënderua për vizitën dhe shpalosi para drejtorit Kodra sfidat me te cilat po ballafaqohet Komuna e Prizrenit ne përgjithësi Drejtoria e Emergjencave. Fokus i ketij takimi ishte plotësimi i kapaciteteve të njësisë se Zjarrfikëse dhe Shpëtimit, proces te cilin përpiqet ta nise për implementim, filluar nga procedurat e rekrutimit, e për te cilën gjendja e Pandemisë e ka vështirësuar dukshëm.
Te dy drejtuesit e institucioneve u pajtuan se procesi duhet te hapet dhe procedurat e rekrutimit te fillojnë menjëherë, por nëse ne ndërkohë vështirësohet gjendja dhe masat shtrëngohen, atëherë te dyja institucionet do bëjnë përpjekje te zhvillojnë procesin për aq sa lejohet dhe te vazhdojnë me realizim e rekrutimit sipas kushteve te vendosura nga institucionet qendrore kompetente për menaxhim me pandeminë COVID-19.
Diskutime kishte edhe te natyrave dhe sfidave tjera, pajtueshmëri ndërinstitucionale u arrite me piken kryesore te diskutimit, ku Drejtori i Përgjithshëm i AME-s z. Kodra u zotua se Komuna do ketë te gjithë përkrahjen e nevojshme ne realizimin e objektivit, po ashtu edhe ne koordinimin e ndihmës se Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB për Komunën e Prizrenit brenda kornizave dhe afateve ligjore.