No items.
AME  organizoi punëtorinë dy ditore në kuadër të programit IPA DRAM

AME organizoi punëtorinë dy ditore në kuadër të programit IPA DRAM

Prishtinë, 22.05.2019

Në kuadër të programit IPA DRAM, AME  organizoi punëtorinë dy ditore në Prishtinë  nga data 21-22.05.2019, ku
Grupi Punues Ndërinstitucional për Vlerësimin dhe Hartëzimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me asistencën e konsulentëve nga programi i Fondacionit CIMA dhe Agjencisë Suedeze MSB zhvilluan ketë punëtorinë me temë arritjet vendore dhe rekomandimet për të ardhmen në procesin e rishikimit të rregullores dhe dokumentit Vlerësimi i Rrezikut nga Fatkeqësitë në nivel vendi.
Pjesëmarrës përveç akterve vendorë në grupin punues, ishin edhe përfaqësuesit nga BE dhe UNDP të cilët në mënyrë aktive ishin pjesë e punëtorisë.